-0.5 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

“Je politikan implusiv e nacionalist”, Kurti gazetarit të BBC: Mund të flasim për këtë duke pirë verë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një intervistë për “Hard Talk” të BBC-së, intervistë në të cilën është shtruar pyetja se “A po i ndez kryeministri i Kosovës, tensionet me Serbinë”.

Në minutat e fundit të intervistës, gazetari i BBC-së ia numëron Kurtit të bëmat e tij si opozitar, gazin lotsjellës në Kuvend, dënimin nga gjykata për pengim të personave zyrtar në kryerjen e detyrave dhe i thotë se njihet si një politikan impulsiv e nacionalist “kokë nxehtë”.

Gazetari i BBC-së, Stephen Sackur, teksa i numëron këto i thotë Kurtit “mbase ju do ta shtyni këtë shumë larg”, duke iu referuar situatës në veri të vendit.

Kurti i thotë se mund të diskutojnë gjatë për të kaluarën politike dhe opozitarizmin, teksa e pinë nga një gotë verë, derisa shton se sa i përket veriut s’bëhet fjalë vetëm për të si kryeministër dhe se në këtë çështje nuk është i vetëm.

Kreu i Qeverisë thotë se shumica e popullit të Kosovës mendon që s’duhet dorëzuar në sundimin e ligjit

Ai tutje thotë se është kryeministër edhe i serbëve, teksa numëron Rashiqin si ministër në Qeveri dhe tre nënkryetarët e komunve në Veri.

Megjithatë Kurti thotë se brenda minoritetit serb, ka një minoritet të privilegjuar serb që paguhet nga Vucici dhe potencon se përballë tyre s’do do të dorëzohet.

“Unë jam kryeministër edhe i serbëve. Kam një ministër serb. Tri komunat në veri kanë nënkryetar serb. Unë bashkëpunoj me serbët. Por serbët që Vucic i paguan të sabotojnë shtetin e Kosovës, këta janë minoritet i privilegjuar brenda minoritetit serb dhe unë nuk do të dorëzohem përballë tyre”, thotë Kurti në BBC.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img