-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Krerët e NATO-s sot në Vilnius, Rama: Më të vendosur për të mbrojtur lirinë e popujve

Ditën e sotme dhe të Mërkurën udhëheqësit e NATO-s do të mblidhen në Vilnius të Lituanisë ku do të diskutohet për situatën në Ukrainë dhe kërkesën e këtij shteti për t’u bërë pjesë e aleancës ushtarake.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Kryeministri i vendit Edi Rama. Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama shkruan se aletët e NATO-s janë në këtë takim më të fortë e të vendosur për të mbrojtur lirinë e sigurinë e popujve të Evropës.

Mirëmëngjes dhe me mesazhin e këtij viti të Samitit të Vilnius, Lituani që i gjen aleatët e NATO-s më të fortë e më të vendosur, për të mbrojtur lirinë dhe sigurinë e popujve tanë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Ky takim i rëndësishëm në kryeqytetin lituanez do të ketë një siguri tepër të lartë. 16 vende aleate kanë dërguar raketa të sistemit Patriot, avionë luftarakë dhe forca të shumta. I pari që mbërriti në Vilnius ishte kryeministri kanadez, Justin Trudeau.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img