4.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Arsyet e tërheqjes së britanikëve nga monitorimi i përzgjedhjes së Guvernatorit të BQK-së

Ekspertët e Ambasadës Britanike në Kosovë kanë qenë kundër që të rishpallet konkursi për Guvernator, pasi në konkursin e parë, sipas tyre, ka pasur kandidatë profesionistë të aftë për të udhëhequr me këtë funksion të rëndësishëm.

Ambasada Britanike në Kosovë, ka qenë konkrete në deklarimin e arsyeve të tërheqjes së ekspertëve britanik nga monitorimi i konkursit të dytë për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Ardian Nrecaj, Zyrtar për komunikim në Ambasadën Britanike, ka thënë se ekspertët britanikë kanë qenë kundër që të rishpallet konkursi për Guvernator, pasi konkursi i parë sipas tij “ ka dhënë kandidatë profesionist të aftë për të udhëhequr me pozitën”.

“Ne kemi qenë të angazhuar në procesin e parë rekrutues për Guvernator të Bankës Qendrore të Kosovës. Ky proces ka dhënë kandidatë profesionist të aftë për të udhëhequr me pozitën. Sidoqoftë asnjëri nga kandidatët e rekomanduar nga ekspertet britanik zbatues të projektit nuk eshte emëruar”, ka thënë Nrecaj.

“Është politikë e jona që mos të angazhohemi në procese të ri-shpallura të cilat përkundër që japin kandidatë të emërueshëm, nuk emërohen vetem sepse ata kandidatë nuk i pëlqejnë dikujt në vendimmarrje”, ka shtuar ai.

Nrecaj ka pranuar se kanë pasur ftesë nga paneli i Bankës Qendore të Kosovës për tu ri-angazhuar, në konkursin e dytë, por ai thotë se i janë përgjigjur kësaj ftese negativisht.

“Kjo sepse paratë e taksapaguesve britanik të shpenzuara me këtë projekt, nuk do të mund të arsyetohen nëse ne do të angazhoheshim pandërprerë në procese të ri-shpallura, derisa kandidatët e rekomanduar të jenë të pranueshëm për institucionet përkatëse”.

Ndryshe, Banka Qendrore e Kosovës (BQK), përkatësisht Komisioni përzgjedhës, para dy ditësh, si asnjëherë më parë, ka dërguar për votim në Kuvend vetëm dy emra nga lista e kandidatëve për guvernator.

Ahmet Ismaili dhe Lulzim Ismajli janë dy emrat që i kanë shkuar Kuvendit të Kosovës për votim, si kandidatët “më potencial” për Guvernator të BQK-së.

Burime të sigurta të afërta me këtë proces i kanë thënë Buletinit Ekonomik se bëhet fjalë për një skenar të mirëmenduar, që ka për qëllim “eliminimin nga gara të kandidatëve që kishin marrë pikë maksimale nga britanikët”.

Të premten në mbrëmje, Qeveria e Kosovës njoftoi se është pajtuar me dy kandidaturat e përzgjedhura nga paneli për përzgjedhjen e Guvernatorit të BQK-së. Ky vendim tani do të shkojë në Kuvendin e Kosovës, ku pritet të bëhet edhe votimi i guvernatorit të ri të BQK-së.

Sipas BQK-së, kandidati Ismaili mori 84.67 pikë nga 100 maksimalet, ndërsa Ismajli 73.67 në vlerësimin e panelit.

Mirëpo, Buletini Ekonomik përmes burimeve të sigurta mëson se Komisioni përzgjedhës ka shkelur Ligjin për BQK-në kur ka vendosur që t’i dërgojë në Kuvend vetëm dy emra.

“Komisioni mundet me vendos për miratim ose jo të listës, por jo në mënyrë arbitrare me heq njerëz nga lista”, ka thënë ky burim.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img