4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Nisin hetimet lidhur me vërshimet tragjike të 24 qershorit në Pejë, prokurori jep detaje

Prokuroria Themelore e Pejës ka nisur hetimet për rastin e vërshimeve që ndodhën para dy javësh në këtë komunë.

Lajmin e ka konfirmuar prokurori Ersan Qavolli, i cili tha se e kanë udhëzuar Policinë që të mbledhë të gjitha provat e nevojshme lidhur me këtë rast.

“Prokuroria në Pejë ka filluar hetimet rreth vërshimeve në ketë komunë. Jemi në pritje të raporteve, të cilat do të përcaktonin nëse kemi përgjegjësi penale, prandaj kemi autorizuar Policinë që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore” – ka deklaruar Qavolli për Kallxo.com.

Qavolli ka thënë se nëse do të vërtetohet që vërshimet janë shkaktuar si pasojë e mosveprimit të dikujt, atëherë do të arrestohen personat përgjegjës.

“Do t’i arrestojmë personat përgjegjës që potencialisht janë shkaktarë të këtyre vërshimeve, nëse dalin që janë përgjegjës. Policia është në fazën e grumbullimit të raporteve dhe shumë shpejt do të dalim edhe me njoftim zyrtar se çka kemi arritur me siguru deri në këtë fazë” – tha tutje ai.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img