4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Jevtiq kërkon nga Prokuroria dhe Policia informata rreth “listës për arrestime”

Anëtarët e Komitetit Komunal për Siguri të Komunës së Shtërpcës kanë miratuan një kërkesë që do t’ia paraqesin Prokurorisë dhe Policisë së Kosovës për të hetuar prapavijën e gjoja “listës së arrestimeve” të serbëve nga kjo komunë.

Në mbledhjen e këtij komisioni, kryetari i Komunës së Shtërpcës, Dallibor Jevtiq, i ka njoftuar anëtarët për ekzistimin e një gjoja “liste për arrestime” të qytetarëve të Shtërpcës.

Jevtiq, i cili është edhe kryetar i komisionit, ka raportuar se disa qytetarë të shqetësuar kanë kontaktuar udhëheqjen e komunës me pyetje rreth gjoja “listës për arrestime” që po qarkullon në rrjetet sociale, transmeton Paparaci.

Ai ka theksuar se “ekzistimi“ i një liste të tillë “e ka shqetësuar atë dhe banorët e tjerë të Shtërpcës”.

“Për të mos u marrë me atë që mund të jetë qëllimi i dikujt, që në bazë të mënyrës së “thashethemeve” të fusin informacione të caktuara, duam që institucionet të kryejnë pjesën e tyre dhe të na japin përgjigje për pyetjet që do të bëjmë”, ka thënë Jevtiq.

Ai ka theksuar se si kryetar i komunës është shumë i shqetësuar për gjithçka që po ndodh në territorin e Shtërpcës së fundmi.

Ai ka theksuar se është përgjegjësi e autoriteteve të komunës, jo vetëm në këtë rast, të plotësojnë kërkesat e qytetarëve për të vepruar në këtë çështje, dhe si komunë, të parandalojnë veprimet e individëve apo grupeve qëllimi i të cilëve është në kundërshtim me interesat e komunës.

“Dhe interesi i komunës së Shtërpcës është stabiliteti, paqja dhe jeta e lirë e çdo individi”, ka thënë Jevtiq.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img