Enca është shfaqur në pushime krah personit të zemrës dhe këtë nuk e mban të fshehur.
Në pamjet e publikuara nga masazheri afrikan Mickey Neblett, dyshja shihen duke u puthur.
Ajo duket se ka marrë komente negative për lidhjen e saj, e këtë na e bëri me dije përmes Instagramit.
Në një postim në Instastory ajo thotë se duhet pasur më pak urrejtje dhe se jeta është shumë e bukur kur jeton për veten.
Enca gjithashtu njofton se ka gati projektin muzikor “Albanian” të cilin shpejt do e publikojë.