Jusuf Thaçi, analist, ka reaguar për përgjimet ku shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur me nënkryetarin e Listës Serbe Sllavko Simiq.
Thaçi përmes një postimi në Facebook, ka thënë referuar Qeverisë së Kosovës që po i kundërvihen Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërkaq po kanë bashkëpunim me Listën Serbe.
“Me rëndësi është t’i kundërvihemi Shqipërisë dhe kryeministrit të saj, ndërsa bashkëpunimin me Listën Serbe dhe përfaqësuesit e saj e kemi obligim kushtetues“.
”Rroftë Kosova kokë-lartë me Shqipërinë e bisht-ulur me Listën Serbe“, ka shkruar Thaçi.
Nacionale publikoi një bisedë të Kusari-Lilës ku me Simiq fliste për agjendën parlamentare.