Futbollisti i Ballkanit, Armend Thaqi, ka folur për përballjen e nesërme ndaj Ludogoretsit në rrethin e parë të kualifikimeve në Ligën e Kampionëve.
Thaqi, thotë se kundërshtari është i fortë, por siç tha ai, nuk do të dorëzohen.
“E thash më herët, e dimë që s’ka ndeshje të lehta, për neve s’janë të lehta, por edhe kundërshtarit do t’ia bëjmë jo të lehtë”, u shpreh Thaqi në konferencën për shtyp.
“Shpresoj që nesër të jemi të motivuar dhe të bëjmë paraqitje të mirë, është një kundërshtar i fortë është skuadër e fortë, por nuk do të dorëzohemi, është një ndeshje e Ligës së Kampionëve, shpresoj se këtë vit do ta kalojmë turin e parë. Shpresoj se do të kemi rezultat të mirë për ndeshjen e kthimit”.
Kujtojmë, ndeshja do të zhvillohet gjatë ditës së marte, me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”.