Kiara Tito tregoi për ‘Top Channel’ se ndihet e vlerësuar që është rikthyer si moderatore pas 10 vitesh dhe se një ndihmë e madhe ka qenë dhe pjesëmarrja në Big Brother Vip 2.
“Më emocionon dhe më bën të ndihem krenare për veten. Nuk është e thjeshtë sepse unë kam 10 vite që jam pjesë e ekranit dhe kam fantazuar gjithmonë që një ditë duke ngjitur shkallët, avash avash ashtu siç unë kam bërë, do të arrij në pikën që unë jam sot”, u shpreh Kiara.
Kujtojmë se në vitin 2015 Kiara Tito filloi karrierën televizive si prezantuese në Top Channel me programin Select. Sot ajo rikthehet aty ku e nisi rrugën e saj televizive. Po a ishte pjesëmarrja në Big Brother një arsye që Kiara të rikthehej edhe njëherë në Top Channel?
“Nuk ishte arsyeja kryesore që un hyra në Big Brother, po përveçse kisha dëshirë të sfidoja veten, kushdo nga ne, mos të gënjejmë ka dëshirë për një hap më shumë, për një katapultim në karrierë kështu që kjo ishte dhe ideja ime për të marr pjesë në Big Brother. Në këto momente është mirë që të punosh fortë, ta shfrytëzosh për veten tënde sepse gjithçka është kaluese”, tha ajo.