Një trup i pajetë është nxjerrë ditën e sotme rreth mesditës nga deti në afërsi të plazhit të ‘Gjeneralit’ në Kavajë.
Burime nga policia thanë për ‘Gazeta Express’ se trup është pikasur në sipërfaqen e ujit në distancë 5-7 milje nga Kepi i Selitës, afër plazhit të “Gjeneralit”.
Ka qenë ekuipazhi i peshkarexhes “Klajdi-2” që e ka pikasur duke pluskuar mbi ujë. Ende nuk është identifikuar viktima, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.