3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Punëtori në Pejë ushtron dhunë ndaj fëmijës me sindrom Down, më pas e gjuan në ujë

Shoqata Down Syndrome Kosova e ka denoncuar publikisht një rast të tmerrshëm të dhunës në një qendër në Pejë.

Në njoftim thuhet se punëtori i qendrës OPFAKOS në Pejë ka ushtruar dhunë fizike ndaj një fëmije me sindromën Down, e më pas të njëjtin e ka hedhur në ujë.

Krejt kjo gjatë një aktiviteti në Velipojë të Shqipërisë, raporton Nacionale.

Prindi i fëmijës çuditërisht nuk ka pranuar ta denoncojë rastin.

Njoftimi:

Reagim Publik

Down Syndrome Kosova dënon fuqishëm dhunën fizike të raportuar ndaj një fëmije me sindromë Doën❗️

Të shqetësuar ju njoftojmë se përmes medias sociale, facebook kemi pranuar raport dhune ndaj një fëmije me sindromë Down të ushtruar nga përfaqësuesi i qendrës së OPFAKOS në Pejë, me inicialet I.B, në praninë e stafit të OJQ-së në fjalë dhe pjesëmarrësve të tjerë. Dëshmitari i pranishëm M.M (i gatshëm të dëshmoj para organeve kompetente) raportoj se me datë 6 korrik 2023 në hapësirë publike, plazh në Velipojë, Republika e Shqipërisë, i lartë cekuri ka ushtruar dhunë fizike dhe më pas e ka hedhur në ujë fëmijën duke ia rrezikuar jetën.

Që nga pranimi i këtij informacioni, DSK ka provuar të kontaktoj përfaqësuesit e OPFAKOS ku ka kërkuar që organizata në fjalë të trajtoj rastin konform normave ligjore, por nga përfaqësuesit e tyre kemi marrë përgjigje që qendra e OPFAKOS në Pejë nuk vepron nën ombrellën e OPFAKOS. Deri më tani e kemi pasur të pamundur të kemi informacion mbi funksionimin e kësaj qendre në Pejë, ku e njëjta ka organizuar këtë aktivitet në Velipojë.

Si DSK, kemi kontaktuar prindin e fëmijës i cili e ka konfirmuar që personi në fjalë ka ushtruar dhunë ndaj fëmijës së tij, por për arsye të panjohura për ne (DSK), prindi nuk ka pranuar të denoncoj rastin. Megjithatë për DSK-ën, çdo formë e dhunës është e papranushme dhe ne ndjejmë obligim ligjor dhe konform misionit tonë t’i marrim masat e nevojshme për trajtim të rastit. Shoqata Down Syndrome Kosova angazhohet vazhdimisht në promovimin, respektimin dhe mbrojten e të drejtave të personave me sindromë Down si dhe ka zero tolerancë ndaj çdo formë të dhunës ndaj komunitetit tonë. DSK dhe komuniteti i personave me sindromë Down dënon ashpër veprën e kryer nga z.I.B si dhe i bëjmë thirrje të gjitha organeve ligjzbatuese që rasti në fjalë të trajtohet në mënyrë të drejtë dhe profesionale. DSK është e gatshme të bashkëpunoj me institucionet në fjalë, në përputhje me Legjislacionin në Fuqi dhe Politikën për Mbrojtën e Fëmijës.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img