7.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Lekaj tregon zgjidhjen për Ushtrinë, Asociacionin dhe Demarkacionin

Kryetari i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhëmrinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar kundër paralajmërimeve  se  transformimi i FSK-së në Ushtrinë e Kosovës mund të futet në pako me Demarkacionin dhe Asociacionin.

Ai ka thënë se ka thënë se një gjë e tillë është e papranueshme dhe se Qeveria e Kosovës nuk  ka mandat qe për çështjen e Ushtrisë të bëjë koncesione me Listën Serbe.

Lekaj po ashtu ka treguar se si duhet zgjidhur këto tri tema, shkruan lajmi.net.

“Ushtria duhet të bëhet sa me shpejt qe është e mundur dhe për këtë Grupi Parlamentar i Aleancës e ka dhënë mbështetjen e kontributin e saj nëpërmjet deputetit Daut Haradinaj si kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme”.

“Marrëveshja për demarkacionin duhet të kthehet në pikën zero dhe t’i hapet rrugë negocimit të një marrëveshje të re nga një komision i papolitizuar me ekspertet më të mirë të vendit”.

“Për Asociacionin e ka thënë fjalën e vet Gjykata Kushtetuese”, ka shkruar Lekaj në facebook.

Ai ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja e vetme për tejkalimin e kësaj situate.

Edhe pse ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj po përballet më një padrejtësi të madhe, ai ka kërkuar qe edhe në mungesë të tij vendi të shkojë në zgjedhje. Më këtë ai edhe njëherë po dëshmon se interesin shtetëror e vendos para atij personal.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img