0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Izrael, vazhdojnë protestat kundër reformës gjyqësore të Netanyahut

Protestat kundër reformës në drejtësi të propozuar nga qeveria në Izrael e udhëhequr nga kryeministri Benjamin Netanyahu vazhduan në javën e 27-të.

Duke mbajtur flamuj izraelitë, mijëra protestues u mblodhën në sheshin “Kaplan” të Tel Avivit të shtunën mbrëma, duke brohoritur parulla kundër qeverisë.

Izraeli ka qenë në trazira politike muajt e fundit lidhur me planin e qeverisë së Netanyahut për të reformuar gjyqësorin, të cilin opozita e sheh si një marrje të pushtetit gjyqësor në favor të ekzekutivit.

Netanyahu pretendon se plani i tij do të avanconte demokracinë dhe do të rivendoste ekuilibrin midis pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore.

Në mars, Netanyahu, i cili është në gjyq për korrupsion, u tërhoq nën presion dhe njoftoi një ndalim të përkohshëm të planeve mes protestave në të gjithë vendin. /Abc news

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img