Barcelona është e njohur për akademinë e saj të të rinjve “La Masia”, ndërsa së fundmi lojtarët e rinj kishin një përballje me ata të Real Madridit, duke paraqitur ekipin e tyre U-10 në një ‘mini El Clasico’.
Pamjet e lojës u bënë virale, duke mbledhur mbi 12 milionë shikime në Twitter.
Ndërsa çdo lojtar në shfaqje dukej jashtëzakonisht i talentuar, ishte një lojtar që binte në sy mbi pjesën tjetër.
Ai kishte veshur fanellën numrin 10-të të Real Madridit dhe ishte kapiten i skuadrës.
“Numri 10 për Madridin është absolutisht i jashtëzakonshëm”, ka komentuar një tifoz.
Një tjetër shtoi: “#10 është i çmendur”.
Edhe pse talentët e rinj të Blaugranas u mundën nga rivalët (4-1), Barcelona sigurisht që demonstroi potencialin dhe vendosmërinë e saj në fushë, me dy ekipet që dhuruan një lojë fantastike.