-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Sveçla: Nuk jam kundër popullit serb por kundër projekteve shoviniste dhe kriminelëve të Serbisë

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla ka dhënë një intervistë për mediumin serb “Kossev”.
Ai ka deklaruar se nuk është kundër popollit serb, por kundër “projekteve shoviniste dhe kriminelëve të Serbisë”.

“Tani keni kriminelët më të mëdhenj që janë patriotët më të mëdhenj. Duhet ta ndalojmë. Ne kemi nevojë për vëmendjen e qytetarëve të thjeshtë, vëmendje për jetë normale, për të mbështetur kategori të tilla dhe për të luftuar kundër këtyre kategorive të tjera”, tha Sveçla.

Ai nuk pajtohet me faktin se është ndoshta zyrtari më i urryer kosovar në veri. Ai pohon se vazhdimisht është në kontakt me qytetarë serbë, OJQ dhe zyrtarë të niveleve të ndryshme, por se këto takime nuk janë publike.

Ai flet gjatë gjithë kohës për shtetin ligjor, respektimin e institucioneve dhe luftën kundër “milicisë fashiste”.

Për të është ende dukshëm ndryshe nga ajo që Vetëvendosja ka bërë prej vitesh dhe ai personalisht.

Sveçlës i kërkua shpjegim rreth aktiviteteve të asobotshme të tij ku ushtronte dhunë ndaj veturave të EULEX-it dhe institucioneve të Kosovës me gazlotësjellës, dhe protestuesve në veri.

“Ka një ndryshim të madh midis organizimit të qëllimshëm të rezistencës së dhunshme dhe rezistencës,” tha Sveçla.

Ai pretendon se ka shlyer borxhin ndaj gjykatës, ku para pak kohësh ka skaduar aktakuza për huliganizëm dhe dhunë ndaj tij dhe anëtarëve të Vetëvendosjes.

Sipas tij, ajo që ka funksionuar për të në të kaluarën janë besimet dhe shqetësimet e tij legjitime, të cilat nuk ishin të drejtuara kundër popullit.

“Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. E vërteta është e vërteta. Një gënjeshtër është një gënjeshtër. Shkelja është shkelje. Ne nuk po ikim nga kjo”, thotë Sveçla.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img