Janë mysafirët nga Islanda, që e kanë fituar pjesën e parë me rezultat 0-2, me golat e shënuara nga Siguardarson në minutën e 25-të dhe Siguardsson në minutën e 35-të.
Edhe pse Kosova e nisi shumë mirë takimin, me disa aksione të mira, ku qëlloi edhe transversalen nëpërmjet Valon Berishës, mysafirët shfrytëzuan gabimet në mbrojtje, për t’i shënuar dy gola.