-1.3 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Guterres: Sudani është në prag të një lufte të hapur civile

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha se Sudani është në prag të “luftës së hapur civile” derisa përleshjet e ashpra midis gjeneralëve rivalë vazhduan në kryeqytetin Kartum të dielën.

Ai paralajmëroi të shtunën se lufta midis ushtrisë sudaneze dhe forcave paraushtarake ka shumë të ngjarë të destabilizojë të gjithë rajonin.

Konflikti në Sudan shpërtheu në mes të prillit pas muajsh tensionesh midis gjeneralit Abdel Fattah Burhan dhe rivalit të tij gjeneralit Mohamed Hamdan Dagalo, komandant i Forcës së Mbështetjes së Shpejtë paraushtarake (RSF).

Ministri i Shëndetësisë, Haitham Mohamed Ibrahim tha në një fjalim televiziv muajin e kaluar se më shumë se 3.000 njerëz ishin vrarë dhe më shumë se 6.000 u plagosën në përleshjet.

Më shumë se 2.9 milionë njerëz janë detyruar të lënë shtëpitë e tyre dhe të shkojnë në zona më të sigurta brenda Sudanit ose në vendet fqinje.

Banorët e Kartumit raportuan të dielën se luftime të ashpra po zhvillohen në jug të kryeqytetit.

Fraksionet ndërluftuese përdorën armë të rënda në luftimet në lagjen Kalaka dhe aeroplanët ushtarakë u panë duke fluturuar mbi zonë.

Në deklaratën e tij, Guterres dënoi gjithashtu një sulm ajror të shtunën që autoritetet lokale thonë se vrau të paktën 22 njerëz në Omdurman.Sekretari i Përgjithshëm dënoi gjithashtu dhunën në rajonin perëndimor të Darfurit, ku u zhvilluan luftimet më të ashpra në konflikt.

Zyrtarët e OKB-së thanë se dhuna në rajon kohët e fundit kishte marrë një dimension etnik, me RSF dhe milicitë arabe që thuhet se sulmonin fiset joarabe në Darfur./REL

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img