3.2 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Dolën për të pushuar me familjen, babai hidhet në lumë për ta shpëtuar të birin, mbyten të dy

Një ngjarje rëndë ka ndodhur në Itali, ku babë e bir u mbytën në lumin Trebbia në provincën Piacenza.

Sipas mediave të huaja, familja ishte duke pushuar buzë lumit, në zonën e Perinos dhe djali i tyre u zhyt në ujë, por, pasi nuk u rikthye edhe babai u hodh për ta kërkuar. Fatkeqësisht të dy, babë e bir humbën jetën. Mësohet se babai ishte 65-vjeç, ndërsa djali 25 vjeç, me origjinë nga Sri Lanka.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 16:30 kur dy banorët u zhdukën në ujë. Në vendngjarje shkuan zjarrfikësit nga Bobbio dhe gjithashtu ekipi i zhytësve të transportuar nga Bolonja me zjarrfikësit “Drago”. Ishte ky i fundit që nxori dy viktimat nga ujërat e Trebbia.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img