Një femër është arrestuar pasi që e njëjta ka sulmuar fizikisht një femër tjetër, dhe e ka prekur atë me elektroshok.
Viktimë i është ofruar ndihmë mjekësor, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku.
Pas intervistimit, e dyshuara me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
“LËNDIM I LEHTË TRUPOR & ARMËMBAJTJE PA LEJE – Rr. Nëna Terezë, Gjakovë 08.07.2023 – 11:48. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se e kishte sulmuar fizikisht dhe prekur me elektroshok viktimën femër kosovare. Viktimës i është ofruar ndihmë mjekësore, ndërsa nga e dyshuara është gjetur dhe konfiskuar elektroshoku. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK’ja.