Skuadra dhe tifozët kanë marrë një lajm të hidhur mëngjesin e të dielës.
Ish-futbollisti i “zikaltërve”, Luis Surez ka vdekur në moshën 88 vjeçare, shkruan IndeksOnline.
Reprezentuesi spanjoll ishte pjesë e Interit nga viti 1961 deri në vitin 1970.
Suarez vdiç mëngjesin e sotëm pas një sëmundje të shkurtër.
Ai ishte edhe fitues i Topit të Arte në vitin 1960.
Interi e transferoi Suarezin nga skuadra e Barcelonës, ku ka luajtur 333 ndeshje me fanellën zikaltër, duke shënuar 55 gola.
Spanjolli ka fituar tre tituj të ligës, dy Kupa Evropiane dhe dy Kupa Ndërkontinentale.