Visar Bekaj do ta vazhdojë karrierën e tij në Turqi.
Portieri kosovar i është bashkuar ekipit nga Superliga e Turqisë, Hatayspor.
Bekaj ka nënshkruar kontratë tre vjeçare me skuadrën turke.
Ai së fundmi ishte pjesë e Tiranës, kurse paraprakisht kishte luajtur për Prishtinën.