-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Kosovarët probleme me zemrën, gati 1400 stentime për 6 muaj në QKUK

1382 stentime janë realizuar vetëm në gjashtë muajt e parë të këtij viti në QKUK.

Shefi i Njësisë Koronare në Kardiologji, Artan Ahmet këtë numër e quan shifër rekorde që është punuar në këtë vit.

Në Kardiologji janë kryer edhe mbi 2500 procedura të koronarografisë.

Sipas Ahmetit, rikthimi i kardiologëve invazivë në Kardiologji ka ndikuar për të mirë edhe në rritjen e resurseve humane.

E me këtë trend të punës deri në fundvit pritet të stentohen afër tre mijë pacientë dhe të realizohen pesë mijë koronarografi.

Në mes tjerash, bëhet e ditur se numri i këtyre rasteve është në rritje nga viti në vit, por shqetësuese janë moshat e reja ato nën 40 vjeç.

Megjithëkëtë, lista e pritjes vazhdon të jetë e lartë, për të cilën zvogëlimi do të ndodhte në masë të madhe sipas kardiologut Ahmetit me investimet në infrastrukturë dhe aparaturë shtesë

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img