-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Halimi për Gërvallën: Godet BE-në duke aluduar se u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe të hyjë në luftë për të

Zëdhënësja politike e PDK-së, Sibel Halimi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministrja, Donika Gërvalla-Schwarz e ka goditur BE-në, siç u shpreh ajo, si një “një tigër prej letre” duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe, siç shkroi ajo, eventualisht të hyjë në luftë për të.

Halimi tha se është e mjerë dhe e rrezikshme gjendja diplomatike e Kosovës.

“Përderisa Kosova po përjeton ditët e zymta nën sanksionet e BE-së, çohet një ministre nga Kosova, që për fat të keq të shtetit të ri – qëlloi të mbajë postin e krye diplomates – dhe i kërkon llogari BE-së për sigurinë. Thuajse blloku i vendeve evropiane i detyrohet personalisht zonjës Gërvalla-Schëarz!?Ajo e godet BE-në si ‘një tigër prej letre’ duke aluduar se BE-ja u dashka t’i jap siguri Kosovës dhe eventualisht të hyjë në luftë për të”.

“E zhytur në pikëpamje iluzive të një bote paralele, mori përgjigje të merituar nga emisarët Lajcak e Escobar. I pari ia kujtoi kryediplomates kosovare se nuk ekziston një BE tjetër pos kësaj (nuk ka një BE sipas botës paralele të VV-së!) kurse i dyti ia përkujtoi asaj se vendet e NATO-s që kanë braktisur popullizimin dhe nacionalizmin janë plotësisht të lira dhe të sigurta. Escobar sikur i tha rrini ju në lloqin e rivaliteteve ballkanike!? E mjerë kjo gjendje diplomatike e Republikës së Kosovës dhe e rrezikshme”, ka shkruar ajo.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img