-2.4 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

“Ka të sëmurë e të lodhur, s’e dimë kur kthehemi”, haxhinjtë ankohen për papërgjegjësi nga BIK-u

Bashkësia Islame e Kosovës në njoftimin e fundit ka bërë të ditur se më 9 korrik, të dielën, është planifikuar që të bëhet nisja e parë e haxhinjve drejt Kosovës.

Por, ka haxhi kosovarë që deklarohen ndryshe, duke shprehur edhe shqetësimin se si opsion është përmendur e hëna dhe atë jo si definitive.

Është Elbasan Bequku i cili për KlanKosova.tv ka thënë se ajo që thuhet në njoftimin e BIK nuk qëndron.

“Kemi pasë me udhëtu sot në mëngjes, por këta paria nuk po japin kurrfarë date. Thuhet se duhet të presim deri të hënën. Nuk e dimë çfarë po ndodh. Ka hanxhinj që kanë pasë bileta për Zvicër për Angli, tash ato janë të pavlefshme”, shprehet Bequku.

“Ishalla nuk i ndodh kështu kërkujt më. Shumë të papërgjegjshëm. I kemi bërë valixhet gati. Thonë se të hënën do të nisemi dhe ajo nuk është e sigurt”.

Bequku thotë se nga ajo që shohin, hanxhinj të vendeve të tjera tashmë e kanë lënë qytetin e Medinës.

“Të tjerët janë zhvendosur. Hanxhinjtë kosovarë janë të demoralizuar dhe ka prej tyre që janë të sëmurë, të lodhur. Temperaturat janë të larta. Ne më së largu të hënën duhet t’i lëmë edhe hotelet”.

Lidhur më këtë çështje KlanKosova.tv ka provuar të kontaktojë me BIK-un por deri në publikimin e artikullit kjo ka qenë e pamundur.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img