Ragip Bunjaku, është shkarkuar nga pozita e drejtorit të Departamentit për Kufi, raporton Paparaci.
Siç mëson Paparaci, shkarkimet e tilla janë “spastrime” nga pushteti i Lëvizjes Vetëvendosje.
Partia në pushtet, po vijon me “ndryshime” të shumta brenda Policisë, duke i larguar kështu nga funksione të larta funksionarët që sipas tyre, “nuk janë të dëgjueshëm”.
Një veprim i tillë nuk është risi. Kjo pasi, Paparaci të shtunën – ditën e njëjtë kur u shkarkua edhe Bunjaku – ka raportuar se “fatin” e njëjtë e pati edhe Shemsi Haziri.
Haziri, shefi i Task Forcës Kundër Korrupsionit në Policinë e Kosovës, është shkarkuar gjatë ditës së djeshme nga kjo pozitë.