-4.6 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Escobar: Largimi i KFOR-it nga Kosova nuk është në tavolinë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se plani evropian për Kosovën është i mirë dhe se “nuk i përshtatet asnjërës palë” dhe se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do “të humbas mundësinë” nëse ai nuk pranon ta zbatojë atë.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se masat ndëshkuese për Kosovën për shkak të mospërfilljes së kërkesave të aleatëve perëndimorë, nuk përfshijnë largimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it.

Escobar e tha këtë të premten në një bisedë me gazetarët kroatë në Zagreb para se të nisej për në Forumin e Dubrovnikut , raporton agjencia Hina të shtunën, transmeton Beta.

Këto deklarata Escobar i bëri në kohën kur veriu i Kosovës po përballet me trazira.

Trazirat shpërthyen pasi kryetarët e zgjedhur shqiptarë të katër komunave me shumicë serbe morën detyrën me asistencën e policisë, pas zgjedhjeve lokale që u bojkotuan nga shumica e serbëve.

I dërguari amerikan tha se ka “indikacione pozitive” se Beogradi mund t’i pranojë kërkesat e BE-së për dalje nga kriza, por se nuk mund të thotë të njëjtën gjë për kryeministrin e Kosovës Kurti.

“Ne shpresojmë që (Kurti) në një moment të plotësojë kërkesën evropiane dhe amerikane”, tha Escobar.

I pyetur se çfarë pasojash mund të ketë kjo për Kosovën dhe nëse njëra prej tyre do të ishte tërheqja e misionit të NATO-s në Kosovë (KFOR), Escobar tha se kjo mundësi “nuk është në tavolinë”.

“Partneriteti ynë me Kosovën është partneritet me popullin kosovar, jo me një parti apo një figurë politike”, tha i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor.

Ai theksoi se pasojë e mospranimit të planit evropian është një mundësi e humbur.

“Kjo nuk është një masë ndëshkuese, është një mundësi e humbur. Kjo po i ndodh Kosovës tani sepse nuk po koordinohet me partnerët e saj”, shtoi Escobar.Serbia në vazhdimësi po kërkon formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, e cila parashihet në Marrëveshjen e Brukselit për Normalizimin e Marrëdhënieve nga viti 2013

Kosova po përpiqet ta pengojë atë asociacion që të ketë kompetenca ekzekutive, duke theksuar se nuk dëshiron diçka si Republika Srpska në Bosnje dhe Hercegovinë në territorin e saj.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img