-5.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Opozita fajëson Qeverinë për mungesë të rezultateve në diplomaci

Dështimet e diplomacisë kosovare, janë si pasojë e mungesës së një strategjie të mirëfilltë dhe ngjarjet në veri të vendit, sipas partive opozitare.

Ndërkaq mazhoranca e fajëson këtë të fundit për situatën aktuale me politikat e tyre.

Krahas dështimit për të siguruar njohje të reja, opozita kritika hedh edhe për mënyrën se si trajtohet Kosova në arenën ndërkombëtare.

Deputeti i Partisë Demokratiket të Kosovës, Hajdar Beqa, kritikon institucionet për mungesë të përfaqësimit dinjitoz në arenën ndërkombëtare.


Kritika ka edhe ndaj Presidentes Osmani e kryediplomates Gërvalla, për të cilën thotë se më shumë është marrë me shkarkime.

“Sa i përket dështimit të diplomacisë, fatkeqësisht ne e kemi thënë se nuk kemi parë ndonjë strategji të Qeverisë aktuale për diplomaci e as në nivel të kryeministrit e as të ministres, por as në nivel të presidentes së vendit, andaj mendoj se është një mungesë totale e strategjisë dhe në të njëjtën kohë nuk kemi përfaqësime dinjitoze jashtë Republikës së Kosovës. Ne kemi parë që ministrja (Gërvalla) më shumë është marrë me disa shkarkime të përfaqësueseve diplomatik dhe nuk ka emëruar njerëz për t’i zëvendësuar ata”, thotë Beqa, teksa e sheh diplomacinë pa ministër të Jashtëm.

Beqa thotë se Qeveria fokusin kryesor e ka në veri të vendit, me ç’rast thotë se ato veprime po i ndërmerr për t’i mbuluar dështimet në arenën ndërkombëtare.

“Nuk kemi asnjë njohje deri më tani, nuk kemi as ndonjë premtim për të pasur një njohje të re, nuk kemi as një sukses në fushën e diplomacisë e as lobim për të avancuar Republikën e Kosovës dhe mendoj që në një far forme Kosova po funksionon sikur të mos kishte fare ministër të Jashtëm ose sikur ta kishin larguar nga strategjia e tyre apo nga projekti i tyre diplomacinë e jashtme. Tërë fokusimi i kësaj Qeverie, fatkeqësisht është në veri, përmes veriut duke bërë poenë ndoshta më shumë populiste po mundohen t’i mbulojnë dështimet tjera si në arenën ndërkombëtare si atë të brendshme, siç e kemi problemin me zhvillim ekonomik, ikjen e rinisë, papunësinë e kështu më radhë”, u shpreh Beqa.

E më kritikuese ndaj kësaj qeverisjeje, shprehet deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi.

Ajo ka përmendur marrëveshjen e arritur në Uashington nga ish-kryeministri Avdullah Hoti, për të cilën u kritikua me të madhe nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Ju e keni parë kur ish-kryeministri Hoti e patë bërë një marrëveshje për një vit moratorium për mosaplikim në organizata ndërkombëtare, si e kanë quajtur kryeministrin Hoti, ndërsa tash për dy vite ne nuk kemi asnjë njohje e asnjë anëtarësim në organizatat ndërkombëtare, pra kjo është shqetësuese. Do duhej që së paku ta kenë një strategji, mirëpo kjo Qeveri nuk ka pasur strategji e as platformë lidhur me politikën e jashtme”, u shpreh Krasniqi për EO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img