Sot në Shqipëri do të vijojë mot nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët dhe temperaturat të jenë dominante.
Kjo situatë meteorologjike do të vijojë edhe gjatë orëve në vijim ku kthjellimet do të jenë të pranishme pothuasje në të gjithë territorin, përjashtuar zonat verilindore dhe juglindore ku pritet zhvillim i vranësirave duke sjellë rrebeshe të izoluara shiu.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të larta si në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 16 gradë Celsius deri në 37 gradë Celsius.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgë deri në 2 ballë. /Tch