-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Rama tregon masat që merren ndaj pronarit nëse e braktis qenin endacak

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama e ka sqaruar në detaje çështjen e shumës prej 50 euro për një qen endacak, temë kjo shumë e përfolur.

Rama ka thënë se sipas matjeve që janë bërë, në kryeqytet janë diku nga 3 mijë deri në 3500 qenë endacakë.

Ai ka thënë se duhet të eleminohet problemi me qentë endacakë dhe potencon se kanë menduar si ide që qytetarët mund të adaptojnë nga një qen endacak.

Rama thotë se në kryeqytet jetojnë 100 mijë familje, dhe se për të eleminuar qentë endacak duhet që 3 mijë familje të adaptojnë nga një qen endacak, ku pas nënshkrimit të kontratës me Komunën, përfitojnë nga 50 euro në muaj.

Por Rama thotë se në momentin që e adapton një qen, me të vjen edhe përgjegjësia. Ai thotë se nëse ai qen që është adaptuar gjendet përsëri në rrugë, do të ketë gjobë nga 1 mijë deri në 3 mijë euro.

“Në bazë të analizave të organziatave joqeveritare, që kanë bërë numërimin e qenve endacakë. Është numri 3000 deri 3500 qenë endacakë në kryeqytet. Vitin e kaluar kemi bërë investimin më të madh, për ta sanuar këtë problem me qenë endacakë, meqë ka në cdo qoshe.

Duhet të eleminohet fenomeni I qenve endacakë. Duhet me marrë përgjegjësi. Por ti nëse e ke mundësinë, me e marrë një qen, me e adoptu nënshkruan kontratë me kryeqytetin. Shuma prej 50 euro vjen si një analizë e tërthortë e kostos”, ka thënë Rama në DPT Fidani.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img