Kylian Mbappe do të vazhdojë karrierën si futbollist i Real Madridit.
Sipas asaj që raporton “Sky Sports”, PSG beson se Kylian Mbappe tashmë ka pranuar të bashkohet me Real Madridin si transferim falas verën e ardhshme, transmeton IndeksOnline.
Ylli francez muaj më parë ka bërë të ditur se nuk do të vazhdoj kontratën me PSG-në, e cila skadon më 30 qershor 2024.
Skuadra e PSG-së, të henën i ka dërguar Mbappes një letër duke i bërë të qartë se ai do të shitet këtë verë nëse nuk pranon të vazhdojë kontratën e tij para fundit të këtij muaji.
Parisienët kërkojnë së paku 150 milionë euro për 24-vjeçarin.