Kryetema e ditës edhe sot ishte refuzimi që Kryeministri Albin Kurti ia bëri Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Ramën, të cilin nuk e priti në takim në Prishtinë.
Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, thotë se marrëdhënia e tanishme e dy kryeministrave shqiptarë është e tillë për shkak të “inatit” të Kurtit dhe xhelozitë ndaj njëri-tjetrit.
“Unë mendoj që marrëdhëniet bazohen në inatet e Albinit dhe xhelozitë që janë në mes të njëri tjetrit. Problemi është që Shqipëria është anëtare e OKB-së ka mbi 100 vit pavarësi është anëtarë e NATO-së dhe Shqipëria ka obligimet e saj shtetërore edhe në këto raporte. Shqipëria ka bërë të pamundurën, gjithçka që ka pasë fuqi dhe mundësi për çlirimin e Kosovës. Edi lidhur me atë mos shkuarjen në mbledhjet e qeverisë e ka pas mesazh edhe edha nga evropianet edhe nga NATO për shumë arsye, sepse mbledhja e dy qeverive në kushtet kur në veri kishte përplasje të mëdha krijonte një pasqyrë ndryshe në raportet ndërkombëtare për Kosovën dhe Shqipërinë”, tha Haliti në një intervistë për Periskopin.