Gazetari Vehbi Kajtazi, ka publikuar një foto të kryeministrit Kurti si ilustrim të izolimit, vetizoliomit sipas Kajtazit, ku shihet duke e zgjatur dorën në pritje e i vetëm.
Kajtazi ka shkruar se Kurti një ditë nuk do ketë se kujt t’ia japë këtë dorë. Ai shtoi se Kurtin përveç që po e izolojnë ndërkombëtarisht, ai po e izolon edhe veten.
‘’Nje dite kete dore nuk do kete kujte t’ia jape. Perveç qe po e izolojne nderkombetarisht, Kurti po e izolon edhe veten’’- ka shkruar Kajtazi në rrjetin social ‘’Facebook.
Kajtazi gjithashtu përmendi ditën e djeshme ku kryeministri Kurti refuzoi t’a takonte kryeminstrin e shqipërisë, Edi Rama, duke shtuar se po në të njejtën ditë Kurtit nuk iu dha fjala në festën e Pavarësisë së Amerikës.
Kajtazi tha se izolimi i Kurtit po i shkakton dëm të madh Kosovës.