0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

U ankuan se gurëthyesit po ua shkatërrojnë shtëpitë , vëllezërit dhe djali i deputetit të PS-së rrahin barbarisht banorët në Krujë

KRUJË- Me shkopinj gome një grup personash të veshur me të shkurtra mësyjnë në lokalin në aksin Fushë Krujë – Thumanë dhe godasin dy kushërinjtë  Bilbil dhe Jashar Maja të cilët ishin të ulur në tavolinë. Ngjarja u shënua mesditën e 6 korrikut 2023 shkran Raport tv.

Në mesin e dhunuesve janë dhe dy vëllezërit e deputetit socialist Rrahman Rraja, konkretisht Flamur dhe Xhelal Rraja, si dhe djali i deputetit, Rexhep Rraja.

Shkak është një gurore në fshatin Borizanë, në pronësi të Përparim Rrajës, kushëriri i deputetit, i cili ka leje shfrytëzimi dhe licencë për këtë aktivitet. Kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja ishin ankuar se shpërthimet gjatë punimeve në gurore, po u shkatërronin banesat e tyre por dhe të zonës përreth. Mesditën e së enjtes ata ishin në lokal me inxhinierin e gurores për ti kërkuar që shpërthimet të ishin më të kontrolluara pasi po u dëmtoheshin banesat, kur grupi i dhunuesve mësyn lokalin dhe ata bëhen prehë e një dhune barbare.

Dhuna barbare

“Bjeri! Bjeri! “Më fort më fort!”…Dëgjohet dikush që nxit burrat me shkopinj gome të qëllojnë pa ndaluar edhe më fort ndaj dy kushërinjve Maja. Dhuna filmohet nga një person ndërsa nxitësi, i cili nuk duket në kamera, vijon duke përdorur dhe fjalor fyes me qëllim të nxisë edhe më fort dhunën.

“Bjeri! Gjuaje k…  Më fort! Më fort! thotë ai dhe burrat intensifikojnë më shumë goditjet me grushta shkelma e shkopinj drejt dy kushërinjve Maja, të cilët ngrihen nga tavolina dhe janë në mes të lukunisë së dhunuesve.

Grushta, shkelma e shkopinj gome!

Bilbil Maja, (Në video burri i veshur me bluzë blu) i gjakosur në kokë përpiqet të largohet për tu mbrojtur.

“Bjeri!” – thërret sërish nxitësi dhe dhunuesit godasin e godasin pa pushim. Bilbili përpiqet të gjejë daljen. Ndërkohë Flamur Rraja (Në video i veshur me pantallona të shkurtra dhe bluzë të bardhë) në dorën e djathtë ka pistoletë, e me të majtën e godet me grusht aq fort sa dora e tij gjakoset.

Dhuna vijon dhe në verandë të lokalit, dhe nuk ndalet as kur Bilbili bie pa ndjenja.

“Vrite! Vrite!” thërrasin dhe Bilbilin vijonë e godasnin me grushta, shkelma e shkopinj gome kudo. Rexhep Rraja (Ne video burri me xhinse të shkurtra dhe bluzë të zezë) e godet me shkop gome në trup ndërsa Flamuri i drejton pistoletën në kokë.

Familja Maja banonte 200 metra larg gurores

Jashar Maja dhe kushëriri i tij Bilbil Maja, që jetojnë 200 metra larg gurores, ishin ulur në lokal pranë Thumanës, dhe pjesë të bisedës në tryezë, siç Jashar Maja e zbuloi në një lidhje telefonike me Report Tv kishin problemet e vazhdueshme nga guroret. Tha se po flisnin me inixhinierin e gurores, për t’iu ankuar e për të gjetur një zgjidhje që shpërthimet të mos u dëmtojnë shtëpitë e tyre pranë.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një kurth, dhe anëtarët e fisit Rraja të jenë shfaqur në grup në lokal pas një njoftimi nga inixhinieri, apo nëse e gjitha ishte një rastësi. Por krejt papritur, në lokalin që në ato momente kishte edhe klientë të zakonshëm si një zonjë me të afërmit e saj. Zyrtarisht sipas policisë, të lënduar, me dëmtime të rënda përfunduan kushërinjtë Maja.

Merret ne pyetje pronari i gurores
Pronari i gurores, për të cilën sipas policisë ka leje shfrytëzimi është Përparim Rraja, i afërm i deputetit të Krujës. Ai është shoqëruar për tu marrë në pyetje nga uniformat blu, bashkë me tre persona të tjerë, në lidhje me këtë episod dhe pretendimet e familjes Maja se gurorja e tij po u shkatërron shtëpitë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img