9.8 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Policë shtesë në Jarinjë pas informacionit se do të hynin motoçiklistë nga Serbia

Forca të shtuara të Policisë janë dërguar në pikën kufitare në Jarinjë, pasi Policia ka marrë informacion për ardhje të një grupi të organizuar nga Serbia.

Veton Elshani nga Policia e Kosovës i ka thënë Gazetës Express se bëhet fjalë për një grup motoçiklistësh që do të hynin në Kosovë.

“Për shkak të së prishjes së mundshme të rendit publik, kemi dërgu policë atje”, ka thënë tutje Elshani.

Në mediat serbe sot është raportuar se motoçiklistë e “Misionit Bike Rock” u nisën për në Kosovë, në orën 10 të mëngjesit të sotëm, pasi ishin mbledhur pranë Kuvendit në Beograd

Dhjetë ditë më parë në mediat serbe është raportuar për një grup të motoçiklistëve që kanë udhëtuar për 16 vjet me radhë në Kosovë për Vidovdan, të cilët sivjet nuk do të udhëtonin.

Ata më 28 qershor kishin shkuar pranë pikës kufitare në Jarinjë, ku kanë shpalosur flamurin serb në një kodër dhe kanë kënguar këngë nacionaliste.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img