2.7 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Buy now

spot_img

‘Ndryshon ligji për Kuranin’, ministri suedez: Kemi sinjale për akte terroriste

Suedia pritet të mos lejojë më djegien e Kuranit. Vendimi vjen pas kërcënimeve për sulme terroriste ndaj këtij shteti.

Suedia mund të ndryshojë bazën ligjore që lejon djegien e Kuranit, pas protestave në disa vendeve të botës.

Ministri i Drejtësisë së Suedisë deklaroi se qeveria e tij është e hapur për të riparë pjesën që lidhet me çështje të ndjeshme siç është respektimi i librave të shenjtë. Sipas ministrit, Gunnar Strömer autoritet kanë raportuar javën e fundit për kërcënime serioze mbi sulme terroriste. Kërcënimet vijnë edhe për shkak të lejimit të djegies së librit të shenjtë dhe këto zhvillime kanë detyruar qeverinë të rishikojnë ligjin.

Në muajin qershor, një qytetar iranian me shtetësi suedeze dogji në oborrin e një xhamie një kopje të librit të shenjtë të myslimanëve.

Reagimi i komunitetit mysliman në gjithë botën ishte i menjëhershëm. Në Iran, Irak, Turqi dhe vende të tjera, pati protesta masive kundër këtij akti. Në Irak, qytetarët sulmuan ambasadën suedeze duke e cilësuar djegien e Kuranit si një akt provokues dhe fyerje ndaj besimtarëve myslimanë.

Maroku thirri ambasadorin suedez dhe dorëzoi notë proteste, ndërsa në Turqi presidenti Erdogan e përdori ngjarjen si një arsye për të kundërshtuar edhe më tepër anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img