Një ditë pasi u shfaq videoja e bisedës mes presidentit serb Aleksandar Vuçiq dhe ish-drejtoreshës së Tanjug-ut, Branka Gjukiq, në të cilën ai i dikton asaj pyetjen që duhet t’i bënte, mbretëroi heshtja. Me këtë rast as Vuçiq, as Gjukiq, as shërbimi mediatik i presidentit serb nuk po bëjnë njoftime.
Videoja është publikuar nga Kryengritja Ekologjike në YouTube.
Biseda, siç thonë ata, ka ndodhur në vitin 2017, kur ishte një krizë e madhe në Maqedoninë e Veriut.
Më 27 prill, mbështetësit e lëvizjes “Për një Maqedoni të përbashkët” hynë në Sobranjë (Kuvend), pasi Aleanca Social Demokratike e opozitës, së bashku me disa parti shqiptare, formuan një shumicë parlamentare. Kryetar i Kuvendit u zgjodh Talat Xhaferi.
Gjatë inkursionit të dhunshëm, një pjesë e turmës është përballur fizikisht me disa nga deputetët, me ç’rast disa prej tyre kanë mbetur të lënduar rëndë, mes tyre edhe lideri i socialdemokratëve, e më pas edhe kryeministri Zoran Zaev dhe Ziadin Sela.
Në turmë kishte disa gazetarë dhe kameramanë të plagosur.
Me këtë rast ka pasur një bisedë mes Aleksandar Vuçiqit dhe ish-drejtoreshës së Tanjug-ut, e cila ka shkuar kështu:
Vuçiq: Përshëndetje?
Gjukiq: Po, urdhëroni…
Vuçiq: Më bëni një pyetje se si komentoj dhe cili është mesazhi im? Duhet të shkojë me pyetjen.
Gazetarja: Mirë, mirë… Pra, zoti kryeministër dhe president i zgjedhur i Serbisë, si i komentoni ngjarjet në Maqedoni?
Pastaj ka një pauzë dhe lidhja vendoset përsëri.
Vuçiq: Përshëndetje?
Gjukiq: Epo, a dëshiron ta bëjmë përsëri?
Vuçiq: Mirë Branka, si pyetje, si ta komentoj këtë dhe cili është mesazhi im për qytetarët e Maqedonisë.
Gjukiq: Mirë, ja ku shkojmë. Zoti Kryeministër i Serbisë dhe President i zgjedhur, si i komentoni ngjarjet në Maqedoni dhe cili do të ishte mesazhi juaj për qytetarët e Maqedonisë?
Vuçiq: Para së gjithash, si kryeministër i Serbisë dhe, nëse dëshironi, president i zgjedhur i Republikës së Serbisë, kam bërë gjithmonë gjithçka për të ruajtur marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit, Serbisë dhe Maqedonisë. Mendoj se qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë këtë dhe e respektojnë mënyrën se si Republika e Serbisë i trajtoi qytetarët e saj…
Në fund të videos gazetarja pyet “ashtu është”?
“Kaq është, dhe është shumë e rëndësishme të lësh…”, përgjigjet Vuçiq.
Vërtetësinë e regjistrimit e vërteton edhe raporti i Tanjug-ut nga 27 prilli i vitit 2017 për gjendjen në Maqedoni. Ajo që shkruhet në raport është identike me atë që ka thënë Vuçiq në video.
“Aleksandar Vuçiq, i pyetur nga Tanjug për të komentuar ngjarjet dhe konfliktet e sonte në Shkup, tha se si kryeministër i Serbisë dhe si president i zgjedhur, gjithmonë ka bërë gjithçka për të ruajtur marrëdhëniet më të mira mes Beogradit dhe Shkupit, Serbisë dhe Maqedonisë. Kryeministri tha se beson se qytetarët e Maqedonisë e dinë mirë dhe se respektojnë mënyrën se si Republika e Serbisë i ka trajtuar qytetarët e Maqedonisë, por edhe shtetin e Maqedonisë. Unë jam shumë i shqetësuar për të gjitha ngjarjet e sonte dhe mesazhi im i vetëm është, dhe mendoj se populli i Maqedonisë e di këtë, t’i kërkoj që të gjitha problemet dhe mosmarrëveshjet t’i zgjidhin në mënyrë paqësore, nëse kam ndonjë të drejtë, mund të them se qetësimi i situatës është me rëndësi të madhe interesi i Maqedonisë dhe qytetarëve të saj dhe të gjitha çështjet dhe problemet tjera mund të zgjidhen në tryezën e bisedimeve, në mënyrë paqësore, në një atmosferë paqësore”, thuhet në raportin e Tanjug.
Për sa i përket autenticitetit të videos, punonjësit e sektorit të videove besojnë se ndoshta nuk ka pasur “ndërhyrje”.