Haki Abazi, deputet i Kuvendit të Kosovës, ka bërë një postim interesant në Facebok.
Abazi ka postuar disa fotografi dhe një video në profilin e tij në Facebook, ku ka komentuar pamjen e një parku të luleve në Davidoc.
Ai ka shkruar se pamja e parkut të luleve është parajsa e vërtetë.
Sipas tij, kështu do të duhej të ishte e gjithë Kosova.
“Pas shiut me rrebesh, kështu duket parku i luleve në Davidoc, parajsa e vërtet! E gjelbër është e ardhmja! Kështu do të duhej të ishte e gjithë Kosova, sidomos hapësirat publike!”, ka shkruar ai.