-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

“Ku e dinë këta?” – Rama i reagon Konjufcës për draftin e tij të Asociacionit

Kryeministri shqiptar Edi Rama tha se liderët institucionalë të Kosovës nuk e kanë lexuar draftin e tij të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Për Draft-Statutin të cilin ua kishte dërguar Parisit, Berlinit dhe Uashingtonit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se “përmban autonomi territoriale për serbët” dhe se bie në kundërshti me Kushtetutën e Kosovës.

Por, sipas Edi Ramës, Konjufca nuk e ka lexuar ende draftin.

“Këta s’e kanë lexuar. Ku e dinë këta?”, tha Rama të enjten në një intervistë në Rubikon.

“Drafti që kam përgatitur unë është përgatitur nga ekspertë të nivelit më të lartë dhe ia kam dërguar tre personave: kancelarit gjerman Olaf Scholz, presidentit francez Emmanuel Macron dhe shefit të Komisionit Evropian, Charles Michel”, tha ai.

Rama tha se thjesht ka bërë “një kontribut”.

“Ne vërtetë jemi dy vëllezër nga të njëjtët prindër, por jemi secili në shtëpinë e vet. Unë nuk e di që në qoftë se një vëlla tek shtëpia ku është me gruan dhe fëmijët i hyn sherrit me një komshi, dhe shkon vëllai tjetër dhe i fut flakën gjithë lagjes”, tha Rama.

Propozimi i Ramës për Asociacionin ka “elemente autonomie territoriale për serbët”, ka thënë Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, pas takimit me Ramën të enjten.

“Ai pretendon që është në përputhje me Kushtetën e Kosovës mirëpo mua m’u ka dukur që elemente të caktuara të propozimit të zotit Rama përmbajnë autonomi territoriale për serbët e Kosovës, dhe kjo është në kundërshtim me interesat e kombit shqiptar dhe popullit të Kosovës”, ka thënë Konjufca.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img