Pak ditë nga përfolja e lidhjes së re të dashurisë, Loredana dhe partneri i saj i ri e kanë vulosur atë.
Artistja dhe futbollist Karim Adeyemi kanë publikuar fotografitë e para të përbashkëta.
‘Falemnderit Zotit’, ka qenë mbishkrimi sipër kolazhit të fotografive.
Kjo është lidhja e parë e dashurisë prej shumë kohësh që Loredana e pranon publikisht.
Futbollisti 21 vjeçar është gjashtë vite e gjysmë më i ri se ajo por kjo duket të mos ketë qenë problem për lidhjen.