7.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Buy now

spot_img

Hovenier: ShBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të Kosovës

Ambasada e ShBA-së në Prishtinë ka organizuar pritje për shënimin e 247-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Në këtë manifestim kanë marr pjesë drejtuesit e institucioneve të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca.

Me këtë rast Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier konfirmoi se ShBA-ja mbetet e palëkundur në mbështetje të Kosovës.

Por, ambasadori amerikan, Hovenier bëri me dije se derisa SHAB-ja dhe partnerët tjetë ofrojmë këshilla për liderët kosovarë, kërkojnë gjëra që duken ose janë vërtet të vështira për t’u bërë dhe ndërmarrin veprime si pasojë e përgjigjes ndaj vendimeve që ndihen jo plotësisht në përputhje me këshillat.

“Shtetet e Bashkuara janë krenare për mbështetjen që i kemi dhënë popullit të Kosovës në konceptimin dhe më pas realizimin e vizionit të saj ambicioz, dhe ne mbetemi absolutisht të palëkundur për ta bërë këtë. Dhe ashtu si Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të përpiqen të përmbushin idealet e tyre themeluese pas 247 vjetësh, unë shpresoj se mund të pajtohemi që ndonjëherë Kosova nuk i ka përmbushur plotësisht premtimet e këtyre idealeve, pavarësisht progresit të jashtëzakonshëm në 15 vitet e fundit.

Pra, në këtë frymë, dua të pohoj se Shtetet e Bashkuara dhe partnerët tanë qëndrojnë me popullin e Kosovës në mbështetje të plotë të avancimit dhe arritjes së vizionit të saj themelues, shtetit demokratik, sovran, laik, multietnik. Dhe unë ju kërkoj që ta dini, ta keni parasysh se ndërsa ne dhe partnerët tanë ofrojmë këshilla, ndërsa kërkojmë gjëra që duken ose janë vërtet të vështira për t’u bërë, ndërsa ndërmarrim veprime si pasojë e përgjigjes ndaj vendimeve që ndihen jo plotësisht në përputhje me këshillat, ne e bëjmë këtë në përputhje me angazhimin tonë afatgjatë, për të mbështetur popullin e Kosovës dhe për t’iu afruar këtyre idealeve shumë ambicioze që ata kanë krijuar për veten e tyre”, theksoi Hovenier.

Abasadori Hovenier në përvjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara, tha po ashtu se ka përparimin të jashtëzakonshëm që populli i Kosovës ka bërë në periudhën pas pavarësisë, më 2008.

“Sot, ndërsa ne festojmë, 247 vjetorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës si një shtet sovran, i lirë dhe i pavarur, gjithashtu duam të festojmë së bashku edhe 15-vjetorin që kur Kosova arriti pavarësinë e saj të merituar, përparimin e jashtëzakonshëm që populli i Kosovës ka bërë në këtë periudhë të shkurtër kohore. Dhe premtimi për përparim shtesë, në të mirë të të gjithë popullit të Kosovës”, theksoi ai.

Në këtë ngjarje kanë marrë pjesë personalitete politike, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img