6.8 C
Pristina
Tuesday, November 5, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Më 24 mars ’99 bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi tha se me intervenimin e NATO-s para 18 vjetëve po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës.

Thaçi në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se më 24 mars ’99 ndryshuan edhe librat e historisë evropiane.

“ Më 24 mars 1999 filloi bombardimi i caqeve policore dhe ushtarake serbe nga Aleanca ushtarake më e fuqishme e globit – NATO.

Me këtë intervenim po mbyllej kapitulli i fundit i terrorit shekullor të shtetit serb në Kosovë dhe po hapej rruga e çlirimit të Kosovës.

Në këtë datë ndryshuan edhe librat e historisë evropiane. Për herë të parë, bota u bashkua për ta ndalur gjenocidin.

Sot kujtojmë të gjithë ushtarët e NATO-s që humbën jetën gjatë bombardimeve dhe shërbimit në Kosovë, por edhe nderojmë aleatët tanë që e përmbushën premtimin për lirinë tonë.

Sot, 18 vjet më vonë, ne synojmë që në bashkërendim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe miqtë e tjerë perëndimorë të bëhemi anëtarë të NATO-s, që nesër edhe ne të kontribuojmë anekënd botës për ruajtjen e paqes”, shkruan Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img