Pas përfundimit të formatit Big Brother VIP 2 u tha se edicioni i radhës nuk do të vononte shumë dhe se ai mund të niste brenda këtij viti.
Fituesi i BBVA 2, Luiz Ejlli është përfolur prej kohësh që do të jetë pjesë e stafit të këtij formati, madje mund të marrë edhe rolin e opinionistit.
Por, kur asgjë nuk është konfirmuar akoma, këngëtari nga Shkodra ka ‘ngacmuar’ fansat duke i pyetur nëse janë gati për edicionin e tretë të BBVA.
Luizi ka publikuar një video në InstaStory ku shfaqet në Top Channel pranë zyrave të Big Brother VIP Albania.
“Sa erdha në Tiranë, jam këtu tek zyrat e Topit dhe desha me ju pyet diçka, a jeni gati për treshin a?”, dëgjohet të thotë Luizi në video.