-3.8 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

SHSKUK-QKUK ofrojnë shërbime shëndetësore për shoqatat e luftës

Drejtori i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, në prezencë edhe të zëvendësministrit të shëndetësisë dr. Rrustem Musa dhe drejtorëve të institucioneve shëndetësore dytësore dhe tretësore në varësi të SHSKUK-së, ka pritur në takim Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së.

Në takim me kryetarët e Shoqatës së familjeve të dëshmorëve, invalidëve të luftës dhe veteranëve të UÇK-së, u diskutuan mundësitë që brenda legjislacionit në fuqi, udhëzimeve administrative dhe rregulloreve të brendshme të ofrohen lehtësira në ofrimin e shërbimeve shëndetësore për këto kategori.  Shoqatat e luftës përfaqësoheshin nga Z. Xhavit Jashari, kryetar i Shoqatës së familjeve të dëshmorëve,  Z. Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së invalidëve të luftës dhe z. Hysni Gucati, kryetar i Shoqatës së veteranëve të luftës së UCK-së.

Dr. Curr Gjocaj, drejtor i përgjithshëm i SHSKUK-së, tha se meqë ende nuk janë të gatshme të gjitha udhëzimet administrative nga Ministria e Shëndetësisë e që burojnë nga Ligji për Shëndetësi dhe Ligji për kategoritë e dala nga lufta, atëherë do të mundohemi që përmes një marrëveshje apo memorandumi me Shoqatat e luftës të krijohen lehtësira në ofrimin  shërbimeve shëndetësore.

“Më pëlqen ideja që si kujdes shëndetësor publik të bëjmë marrëveshje të përbashkët,  të mundësojmë shërbime sa më të mira shëndetësore  për këto kategori që kanë kontribuar shumë për Kosovën. Janë vlera të jashtëzakonshme, ne kemi lirinë  falë kontributit dhe  vlerave të tyre, kemi obligim të bëjmë më të mirën e mundshme” theksoi drejtori Gjocaj.

Ai tha se do të formoi një komision në përbërje të profesionistëve shëndetësorë të lëmive të ndryshme, pjesë e së cilit do të jenë edhe Shoqatat e luftës, në mënyrë që të bëhet një marrëveshje e përbashkët mes dy palëve, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më kualitative.

Dr. Rrustem Musa, zëvëndësministër i shëndetësisë i Republikës së Kosovës theksoi se legjislacion në fuqi garanton trajtim dinjitoz të këtyre kategorive deri në hartim të udhëzimeve administrative që burojnë nga legjislacioni në fuqi. ketë “ Duhet të kemi kujdes posaçërisht kur bëhet fjalë për pritje të gjatë,  pritje për operacione, nëse i referohemi një demokracie të zhvilluar,  edhe në SHBA kanë përparësi veteranët dhe invalidët e punës.  Jemi obliguar që si institucione të ju krijomë kushte sa më të mira dhe dinjitetshme këtyre kategorive” u shpreh ai.

Z. Xhavit Jashari, Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve, theksoi se kërkesat e tyre janë legjitime dhe se duhet të nxierren udhëzmet  administrative që burojnë nga Ligji i vitit 2016. “ Në disa ministri nuk ka akte nënligjore,  nuk janë nxjerrë udhëzimet administrative. Është ligj i veçantë që trajtohen familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe veteranët.  Është e nevojshme që derisa të nxirren aktet nënligjore të kemi marrëveshje ose memorandum mirëkuptimi që kategoritë e dala nga lufta mos të presin gjatë” theksoi Z. Jashari.

Sipas tij, është e nevojshme që këtyre kategorive të ju ofrojmë shërbime shëndetësore  në QKUK dhe gjitha spitalet publike të Kosovës dhe mos të presin gjatë, meqë edhe gjendja ekonomike dhe ajo shëndetësore në disa raste është e ndjeshme.

Z. Fadil Shurdhaj, kryetar i Shoqatës së invalidëve të luftës tha se më herët ka ekzistuar një marrëveshje që ditën e enjte nga ora 7:00, deri 11:00, janë kryer shërbime radiologjike për kategoritë e dala nga lufta, ku paraprakisht shoqata kishte lëshuar një dokument të veçantë dhe kjo kishte funksionuar.

Sipas tij, do të ishte mirë që një marrëveshje e tillë të vazhdonte edhe tani. Ai falënderoi gjithë profesionistët shëndetësorë që kur u është kërkuar  nga ta, kanë shprehur gatishmëri për të ndihmuar gjitha kategoritë e dala nga lufta.

Pati diskutime edhe nga ana e drejtorëve të institucioneve shëndetësore në varësi të SHSKUK-së, të cilët  shprehën gatishmëri për të përkrahur kategoritë e dala nga lufta.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img