Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës është duke u bërë gati për një festë të madhe.
Në llogarinë e saj në Facebook, kjo ambasadë ka shkruar se mezi po presin të festojnë 247-vjetorin e pavarësisë së ShBA-së.
“Ne po bëhemi gati për një festë të madhe! Mezi presim të festojmë 247-vjetorin e Pavarësisë sonte”, shkruan ambasada.
Kujtojmë se data zyrtare e Pavarësisë së Amerikës është 4 korriku.