4.7 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Apeli rrëzon ankesën e avokatëve në Hagë, që argumenton se Trupi Gjykues gaboi në interpretim

Një ankesë e dorëzuar nga avokatët e ish-drejtuesve të UÇK-së, është rrëzuar nga Gjykata e Apelit në Hagë.

Ankesa ka të bëjë me marrjen në pyetje të një dëshmitari si dhe deklaratat mëparshme të tij, dhe një dokumenti i cili nuk ishte aprovuar si provë gjatë dëshmisë, përcjell klankosova.tv.

Lidhur me këtë, ende nuk është mësuar se për cilin dëshmitar bëhet fjalë. Kjo për faktin se seancat e Gjykatës Speciale, ishin private, që nga nisja e procesit.

Derisa mbrojtja argumenton se konstatimi i Trupit Gjykues se ‘mund të marrë në pyetje dëshmitarët bazuar në çdo dokument’ heq garancitë e rëndësisë dhe vlerës provuese, të përcaktuara në Urdhrin për zhvillimin e procesit.

Mbrojtja kundërshton kohën dhe përmbajtjen e pyetjeve të Trupit Gjykues, duke pohuar se Rregulli 127(2), e ndalon një Trup Gjykues të marrë në pyetje dëshmitarët për çështje që nuk janë ngritur gjatë marrjes në pyetje të drejtpërdrejtë, përfshirë edhe nga palët.

Kërkesat e tilla që pasuan nga avokatët e të cilat më pas i drejtuan në Apel, trupi gjykues fillimisht nuk i kishte pranuar.

Rrëzimi në tërësi i kësaj ankese sipas Apelit, arsyetohet me çështjen se vendimi i tyre nuk ndikon në të drejtat e të akuzuarve për gjykim të barabartë dhe të drejtë.

Tutje mbrojtja pohonte se urdhri i kundërshtuar shkel të drejtat e të akuzuarve për një gjykim të drejtë dhe të shpejtë, dhe për kohën dhe burimet e duhura për të përgatitur mbrojtjen e tyre.

Sipas mendimit të Mbrojtjes, duke i lejuar Trupit Gjykues të pyes dëshmitarët për “prova të reja, materiale të reja dhe pretendime të reja” do të ndikojnë “pa dyshim” në përshtatshmërinë e gjykimit duke zgjatur dëshminë e dëshmitarit përmes marrjes në pyetje të tërthortë dhe duke kërkuar nga Mbrojtja të hetojë dhe të përgatitet për të kundërshtuar “pretendimet e reja shtesë”.

Mbrojtja pohonte se Trupi Gjykues ka gabuar në interpretim.

”Rregulli 127(3) i Rregullave i jep një “diskrecion absolut dhe të papenguar” për “të nxjerrë dhe thirrur çdo dëshmi në çdo fazë të procedurës”.

Sipas tyre, rregulli 127(3) i Rregullave parashikon vetëm “pyetjet që synojnë të sqarojnë dëshmitë e dëgjuara” dhe jo pyetjet që nxisin “prova të reja dhe të paakuzuara” që as nuk janë ngritur nga palët gjatë marrjes në pyetje të një dëshmitari dhe as nuk përfshihen në Përmbledhjet e dëshmitarëve të Prokurorisë së Specializuar ose përshkrimi i procedurës paraprake, ose bazuar në dokumente që nuk janë pranuar në prova.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img