-2.9 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Kina paralajmëron për fillimin e një “Lufte të re të Ftohtë”

Presidenti kinez Xi Jinping ka paralajmëruar një “Luftë të re të Ftohtë” gjatë samitit virtual të udhëheqësve të Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait (SCO). Samiti i SCO-së po mbahet virtualisht dhe udhëhiqet nga India. Në të janë kryesisht shtetet anti-perëndimore.

“Ne duhet të jemi shumë vigjilentë ndaj forcave të jashtme që nxisin një ‘Luftë të re të Ftohtë’ dhe krijojnë konfrontim në rajon, dhe të kundërshtojmë me vendosmëri çdo vend që ndërhyn në punët e brendshme dhe organizon një ‘revolucion me ngjyra’ për çfarëdo arsye”, ka thënë Xi.

Më herët, presidenti Xi Jinping u kërkoi anëtarëve të SCO-së të vazhdojnë në drejtimin e duhur dhe të forcojnë solidaritetin dhe besimin reciprok, duke theksuar se tendenca historike e paqes, zhvillimit dhe bashkëpunimit të favorshëm është e pakthyeshme.

SHBA-ja u rekomandoi të hënën qytetarëve të saj rishqyrtimin e udhëtimeve në Kinë, për shkak të masave të rrepta që shpeshherë mund të çojnë edhe në ndalime të gabuara nga autoritetet.

Asnjë rast specifik nuk u citua, por rekomandimi erdhi pasi një 78-vjeçar amerikan u dënua me burgim të përjetshëm për akuzën e spiunazhit në muajin maj në Kinë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img