-0.3 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Milazim Krasniqi: Vendimi qeveritar për Klan Kosovën, goditje e rëndë për gazetarinë

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, ka reaguar në lidhje me vendimin e ARBK-së për pezullim të certifikatës së biznesit të kompanisë Klan Kosova sh.p.k.

Sipas tij, ky vendim “që nga fillimi i ka elementet e sjelljes abnormale të Qeverisë, qoftë dhe vetëm si spin, si tentativë për të mbuluar dështimet e veta të shumta, veçmas në raport me partnerët ndërkombëtarë”.

“Referimi në një çështje terminologjike a administrative, për të tentuar mbylljen e njërit nga televizionet me të mëdha dhe më kredibile në vend, vërtet është jashtë logjikës. Në kohën kur në Kosovë operojnë media që mohojnë shtetin e Kosovës siç bëjnë disa televizione në pronësi serbe dhe të cilat as Agjencia e as KPM nuk guxojnë t’i prekin, kjo tentativë ndaj Klan Kosova duket edhe si politikë antishtetërore dhe antikombëtare”, thotë ndër të tjera profesori Krasniqi.

“Pse po ndodhë kjo? Njëra nga arsyet është urrejtja patologjike ideologjike që ka LVV dhe Kurti ndaj kapitalizmit, iniciativës së lirë, konkurrencës. Ata synojnë të vendosin kontroll mbi institucionet, ekonominë e shoqërinë, sipas dogmave marksiste-trockiste. Arsyeja tjetër është fobia nga mendimi i lirë, nga liria e medias. Ata kanë frikë neurotike nga mendimi i lirë, nga diversiteti dhe konkurrenca”, shton më tej Milazim Krasniqi.

Sipas tij, kjo është një “tentativë morbide e Qeverisë”, e cila thotë se “nuk do të ketë sukses por do të mbetet shija e hidhur e qëllimeve të saj të errëta ndaj lirisë së medias”.

“Kjo është një goditje e rëndë për gazetarinë, në kohën kur gazetaria ka shënuar arritjet e veta më të larta profesionale, morale dhe kombëtare nga raportimi nga veriu. Gazetarët sypatrembur raportuan nga veriu, edhe pse ishin në kërcënime dhe rrezik për jetën e tyre. Kjo e ka tmerruar Kurtin, sepse këta gazetarë guximtarë ai nuk i ka nën urdhra dhe prandaj i sheh si rrezik. Paranoja marksiste-trockiste nga gazetarët dhe nga mediet është botërisht e njohur. Por gazetarinë shqiptare nuk ka mundur ta mposht as Millosheviqi, Vuçiqi në vitet 90. Tash në liri, shanset për ta mposhtur qeveria gazetarinë dhe lirinë e medies, janë të barabarta me zero. Siç thuhet popullorçe, veç po koriten”, përfundoi profesori universitar, Milazim Krasniqi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img