-0.1 C
Pristina
Sunday, November 24, 2024

Buy now

spot_img

Dua fiton gjyqin në Londër, i lejohet rinovimi i shtëpisë siç e kishte planifikuar

Dua Lipë më në fund i është dhënë leja për të filluar rinovimin e shtëpisë së saj në Londër, pas një beteje gati dyvjeçare.

Këngëtarja e “New Rules”, 27 vjeçe, e bleu pronën në vitin 2017 për 6.75 milionë funte (7.8 milionë euro) kur ishte vetëm 22 vjeç.

Por pas paraqitjes së planeve të propozimit në dhjetor 2021 për të ndërtuar një pishinë, dhomë me avull, dush, dhomë zhveshjeje, zonë relaksi, kinema, zonë pritjeje në studio dhe holl, ajo hasi në probleme me qeverinë.

Tani, ajo është e vendosur më në fund të nis ndërtimin – megjithëse atyre u është thënë se duhet të mos shkaktojnë zhurmë dhe mund të përdorin vetëm makineri që nuk janë më të forta se një pëshpëritje.

“Planet e Duas për shtëpinë e saj janë epike dhe pas katër vitesh ajo më në fund ka filluar të kërkojë ndërtues për të filluar punën në studion e saj muzikore, pishinën, palestrën, kinemanë dhe zonën e qetësimit”, tha një burim i The Sun.

“Ajo duhet t’u përmbahet disa marrëveshjeve mjaft strikte për shkak të kundërshtimeve të shumta ndaj planeve të saj për humbjen e hapësirës së gjelbër”, thanë ata.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img