5.1 C
Pristina
Thursday, November 7, 2024

Buy now

spot_img

Memli Krasniqi: Kurti krejt përgjegjësine e ka për këtë situatë ku ndodhet Kosova

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka thënë se kryeministri Albin Kurti e ka përgjegjësinë për krejt situatën në të cilën është Kosova.

Ai në Pressing të T7, ka thënë se ”Kurti po prish raportet strategjike me vendet aleate”.

Krasniqi ka dekalruar se Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, por tha se refuzon kategorikisht ta formojë një qeveri të re me këtë legjislaturë.

”Nëse do të kishte mundësi me rrëzu me mocion, njeriun që i vjen kërkesa jam unë. Por nuk e krijoj një qeveri me këtë legjislaturë. Sot publikisht nuk duhet të ketë kurrfarë kombinatorike, mandate duhet me iu kthy qytetarëve, apo mendojnë që munden me fitu vota, po thonë kemi me i fitu 60-70%, bujrum”, ka thënë Krasniqi.

Kreu i PDK-së, ka deklaruar po ashtu se ”ushtria digjitale e Albin Kurtit“, u mundua që edhe Bill Clintonin ta paraqesë si “njeri i shitur”.

“Nuk është normale me u ndjeh njerëzit keq që janë me Amerikën. Dje militantët dëshironin me relativizu Bill Clintonin duke e paraqitur si njeri të shitur, ai është hero i gjallë”, ka thënë Krasniqi. 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img