-1 C
Pristina
Tuesday, November 26, 2024

Buy now

spot_img

Ngritet aktakuzë ndaj Shpend Ahmetit

Ish-kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, i është ngritur aktakuzë.

Tëvë1, ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Themelore. Ahmeti, thuhet në aktakuzë se nuk e respektoi aktvendimin e Gjykatës së Apelit dhe urdhrin përmbarimor për këmbimin e pronave të të dëmtuarit Mefail Cakolli, në bazë të vendimit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, me ç’rast akuzohet për veprën “Mos ekzekutim i vendimeve gjyqësore”.

Tutje thuhet se nga viti 2017 deri në vitin 2019, Ahmeti nën cilësinë e kryetarit, në mënyrë të kundërligjshme e ka dëmtuar pronën e Cakollit, duke vendosur përreth parcelës, shtylla të bentonit, pengesa për hyrje me veturë në pronë, ndërsa dëmtimi është bërë edhe në anën tjetër, duke i pamundësuar palës shfrytëzimin e pronës së tij. Për këtë Ahmeti akuzohet për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme.

 

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img